Vijojnë ankesat për rritjen e tatimit në pronë në Tetovë, MMPT kërkon transparencë nga komuna

Qytetarët e të Komunës së Tetovës  vijojnë të jenë të revoltuar për rritjen e tatimit në pronë. Në këtë drejtim, shoqata Më Mirë për Tetovën (MMPT) kërkoi nga komuna që të jetë transparente dhe të tregojë arsyet e vërteta të kësaj rritjeje, raporton Portalb.mk. Muajt e fundit qytetarët e Tetovës kanë pranuar fatura shumë më […]

gusht 27, 2024 - 21:00
 0  6
Vijojnë ankesat për rritjen e tatimit në pronë në Tetovë, MMPT kërkon transparencë nga komuna
Tetova, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qytetarët e të Komunës së Tetovës  vijojnë të jenë të revoltuar për rritjen e tatimit në pronë. Në këtë drejtim, shoqata Më Mirë për Tetovën (MMPT) kërkoi nga komuna që të jetë transparente dhe të tregojë arsyet e vërteta të kësaj rritjeje, raporton Portalb.mk.

Muajt e fundit qytetarët e Tetovës kanë pranuar fatura shumë më të larta nga ato që pranonin viteve të kaluara për tatimin në pronë. Kjo ka nxitur revoltë te qytetarët.

Arsyetim nga Komuna e Tetovës kanë kërkuar edhe shoqata Më Mirë për Tetovën, ata kanë dorëzuar një kërkesë në komunë ku kërkojnë: arsyen e rritjes së tatimit në pronë, metodologjia e vlerësimit të tatimit në pronë, përqindjen e inkasimit në vitin 2022 dhe 2023.

Komuna e Tetovës në fillim të këtij muaji sqaroi se është bërë rivlerësim i pronave në përputhje me çmimet e tregut.