Maqedonci dhe Jashari presin në takim lamtumirës Gecin, e nderojnë për “Shërbim të Shquar”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të shefit të sektorit për bashkëpunim civilo-ushtarak, Sejdi Gecit, në pritjen e organizuar, për performancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të ministrisë i ndanë medaljen […]

gusht 22, 2024 - 14:00
 0  7
Maqedonci dhe Jashari presin në takim lamtumirës Gecin, e nderojnë për “Shërbim të Shquar”
maqedonci-dhe-jashari-presin-ne-takim-lamtumires-gecin,-e-nderojne-per-“sherbim-te-shquar”

maqedonci-dhe-jashari-presin-ne-takim-lamtumires-gecin,-e-nderojne-per-“sherbim-te-shquar”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të shefit të sektorit për bashkëpunim civilo-ushtarak, Sejdi Gecit, në pritjen e organizuar, për performancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të ministrisë i ndanë medaljen për “Shërbim të Shquar”.

Kështu u bë e ditur në postimin nga ana e ministrisë së Mbrojtjes.

“Duke i dëshiruar pensionim të qetë, shëndet e të mira në jetë, Maqedonci shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer dhe të pandërprerë në rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ka qenë kontribut i drejtë për drejtë, në rritjen e besueshmërisë nga qytetarët për FSK-në dhe ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.