Maqedonci takon Goffus, temë siguria në Kosovë dhe rajon

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se sot ka takuar Ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus. Maqedonci, në një postim në Facebook, mes tjerash, thotë se gjatë takimit me Goffus ka shkëmbyer informacione dhe pikëpamje rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon. “Z. Goffus e njoftova për zhvillimet […]

gusht 29, 2024 - 20:00
 0  6
Maqedonci takon Goffus, temë siguria në Kosovë dhe rajon
maqedonci-takon-goffus,-teme-siguria-ne-kosove-dhe-rajon

maqedonci-takon-goffus,-teme-siguria-ne-kosove-dhe-rajon

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se sot ka takuar Ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus.

Maqedonci, në një postim në Facebook, mes tjerash, thotë se gjatë takimit me Goffus ka shkëmbyer informacione dhe pikëpamje rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Z. Goffus e njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës e Sigurisë së Kosovës dhe e falenderova për mbështetjen që NATO i jep zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes Ekipit Ndërlidhës Këshillues, si dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.