Hoxhaj: Kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujt. Sipas tij, në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. “Për herë të parë për pagën minimale dëgjova para 30 vitesh duke jetuar në perëndim. […]

gusht 29, 2024 - 20:00
 0  5
Hoxhaj: Kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës
hoxhaj:-kjo-page-minimale-per-350-euro-eshte-vetem-nje-mashtrim-i-radhes

hoxhaj:-kjo-page-minimale-per-350-euro-eshte-vetem-nje-mashtrim-i-radhes

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujt.

Sipas tij, në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje.

“Për herë të parë për pagën minimale dëgjova para 30 vitesh duke jetuar në perëndim. Që atëherë kam ndjekur debatet në Evropë dhe Kosovë rreth parametrave për rritjen e pagës minimale! Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujtë. Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj. Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.