Maqedoni, një e treta e popullsisë e ka menduar emigrimin

Sipas hulumtimit të “Detektor” që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, 32.3% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se po mendojnë ose kanë menduar emigrimin nga shteti, ndërsa 63.6% e të anketuarve nuk kanë menduar për këtë çështje. Sipas hulumtimit, emigrimin më së shumti e mendojnë personat 40-49 vjet të cilët janë shprehur se […] The post Maqedoni, një e treta e popullsisë e ka menduar emigrimin appeared first on InfoShqip.com.

maj 20, 2024 - 04:00
 0  16
Maqedoni, një e treta e popullsisë e ka menduar emigrimin

Sipas hulumtimit të “Detektor” që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, 32.3% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se po mendojnë ose kanë menduar emigrimin nga shteti, ndërsa 63.6% e të anketuarve nuk kanë menduar për këtë çështje.

Sipas hulumtimit, emigrimin më së shumti e mendojnë personat 40-49 vjet të cilët janë shprehur se kanë pasur dhe kanë plane për të emigruar. Përafërsisht i njëjtë është edhe për moshën 30-39 vjet ose 42.2%, ndërsa te të rinjtë, nën 30 vjet, 37.8% e kanë menduar të emigrojnë nga shteti.

52.7% e të anketuarve kanë thënë se në 5 vitet e ardhshme nuk ka mundësi të emigrojnë nga Maqedonia, ndërsa për të njëjtën periudhë, 11.5% e të anketuarve shprehen se do të emigrojnë.

Arsyet e emigrimit janë pagat më të larta 17.2%, kushtet më të mira për punë 15.7% dhe mundësitë më të mirë që u ofrohen fëmijëve 12.2% si dhe sistemi shëndetësor dhe arsimor që i ofrojnë vendet e huaja 11.5%.

Destinacioni më i preferuar ose 42.7% është një nga vendet e BE-së, 6.1% SHBA ose Kanada, 4.4% Austria ose Zelanda e re dhe 4.9% do të kishin zgjedhor ndonjë vend tjetër të botës.

The post Maqedoni, një e treta e popullsisë e ka menduar emigrimin appeared first on InfoShqip.com.