Maqedonia e Veriut ka abstenuar për rezolutën e pushtimit izraelit që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit “të paligjshëm” të Izraelit në territoret palestineze brenda 12 muajve. Rezoluta, e The post Maqedonia e Veriut ka abstenuar për rezolutën e pushtimit izraelit që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 19, 2024 - 04:00
 0  7
Maqedonia e Veriut ka abstenuar për rezolutën e pushtimit izraelit që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit “të paligjshëm” të Izraelit në territoret palestineze brenda 12 muajve.

Rezoluta, e cila u drejtua nga Palestina, u miratua me konsensus dërrmues me 124 shtete anëtare që votuan pro, 14 kundër dhe 43 abstenime. Në mesin e atyre shteteve e cila ka abstenuar është edhe Maqedonia e Veriut.

Rezoluta në fjalë është bahskësponzorizuar nga Turqia, ndërsa thekson se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Duke vënë në dukje se vendbanimet kolone izraelite shkelin gjithashtu ligjin ndërkombëtar, rezoluta pohon se populli palestinez ka të drejtën e vetëvendosjes sipas Kartës së OKB-së.

Ajo ripohoi se çështja e Palestinës është “përgjegjësi e përhershme e Kombeve të Bashkuara” derisa të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa thekson nevojën urgjente që Izraeli t’i japë fund okupimit të tij që filloi në vitin 1967.

The post Maqedonia e Veriut ka abstenuar për rezolutën e pushtimit izraelit që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .