Në 23-vjetorin e MO-së, është mirë BDI-ja të qajë (e jo të festojë) për ikjen e rinisë shqiptare

Shkruan: Fejzi HAJDARI Kjo që bënë BDI-ja me “kremtimin” e përvjetorit të 23 të Marrëveshjes së Ohrit (MO), në një shtet normal me një parti normale, do të duhet të shihej si dështim spektakolar për Libër Ginisi, për të mos thënë diçka më të rëndë se kaq. Çfarë po feston BDI-ja sot???? Marrëveshjen politike të […]

gusht 13, 2024 - 17:00
 0  5
Në 23-vjetorin e MO-së, është mirë BDI-ja të qajë (e jo të festojë) për ikjen e rinisë shqiptare

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Kjo që bënë BDI-ja me “kremtimin” e përvjetorit të 23 të Marrëveshjes së Ohrit (MO), në një shtet normal me një parti normale, do të duhet të shihej si dështim spektakolar për Libër Ginisi, për të mos thënë diçka më të rëndë se kaq.

Çfarë po feston BDI-ja sot???? Marrëveshjen politike të Ohrit (MO), që doli si rezultat i luftës së vitit 2001, e që për afat zbatimi (implementimi) e kishte periudhën kohore (2002-2006)!

Me fjalë tjera, BDI-ja po festson Marrëveshjen, e cila duhej të kishte përfunduar se implementuari në vitin 2006, kurse me këtë “festë” që e organizoi sot BDI-ja dëshmon se Marrëveshja nuk është realizuar. Po këtë dokument politik (MO), krerët e partisë së “selisë blu” e shpallën të përfunduar edhe gjate vitit 20018-2019. Dmth edhe atëhere sikurse edhe tani, deshën ta prezantojnë si sukses dokumentin, i cili kishte dështuar së zbatuari në vitin 2006.

Arumentet për dështimi apo (mos)implementimin e MO-së:

-Shqiptarët vazhdojnë edhe sot me kushtetutë të diskriminohen… akoma figurojnë si popull me statistikë, “20 për qind”. Gjuha shqipe poashtu është gjuhë me terminologji statistikore! E gjithë kjo bëhet vetëm e vetëm që të mos përmenden në kushtetutë: “populli shqiptar” dhe “gjuha shqipe”!

-Pikërisht kjo zvarritje e Marrëveshjes deri ne absurd, respektivisht mosaftësia e BDI-së, arriti Maqedoninë e Veriut ta definojë si “shtet i popullit maqedonas”. Pra, arritën ta ruajnë konceptin unitar të shtetit, atë për të cilën edhe sot me mish e shpirt, angazhohet Akademia Maqedonase (e tipit SANU-Akademisë Serbe) e cila përpiloi Enciklopedinë ku shqiptarët fyhen, nënçmohen dhe etiketohen, si popull. Të mos flasim për librat e shkollës fillore dhe të mesme, të cilat janë një lloj “krimi arsimor” për shqiptarët

-Statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së akoma mbeti i parregulluar edhe pse ishte obligim i Marrëveshjes së Ohrit. Ndërkohë statusi i ushtarëve maqedonas të 2001-shit, “Branitellave”, është rregulluar konform të gjitha standardeve. Si rezultat i kësaj, sot ushtarët e UÇK-së i ke të papunësuar, të lënë pas dore, të përbuzur… kurse një pjesë e madhe e tyre kanë marrë rrugën e mërgimit dhe më nuk jetojnë këtu.

-Gjatë kësaj periudhe, derisa po “implementohej” Marrëveshja e Ohrit (MO), këtu ndodhën disa raste të montuara, ku, kuptohet, “fajtorë kujdestarë” gjithmonë ishin shqiptarët… si rasti i Sopotit, “Monstra”, “Alfa”, “Lagjja e Trimave”, vrasja e komandantëve (Harun Aliu, Isa Lika, Komandant Shqiponja…), “Radishani”, Rrahja e nxënësve shqiptarë përtej Urës së Gurit, sharjet dhe ofendimet publike në mes të qendrës së Shkupit nga “Komitët”: “Vetëm shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë”, “Dhoma gasi për shqiptarët” etj. Për shumicën e këtyre rasteve të montuara, shqiptarët edhe sot vuajnë dënime me burg, pa asnjë prove dhe dëshmi…

Fatkeqësisht, për të gjitha këto: edhe sot e kësaj dite, askush, asnjëherë, nuk dha përgjegjësi ligjore dhe asnjëherë nuk u kapën urdhërdhënësit!

Pra, dështimet janë aq të shumta saqë një analizë e këtillë nuk do të arritne t’i përfshinte…, si përshembull institucione të shumta ku akoma nuk ka asnjë shqiptarë, si në Njësitin policor “Tirgat”, “Vollci” etj. Pastaj, çfarë të thuhet për institucione të profilizuar ku kërkohen njerëz kuadro me profile dhe përvojë, kurse BDI-ja gjatë kësaj kohe i ka mbushur me ‘partizanë partiakë’ të cilët përveç “blerjes së byrekëve e picave”, asgjë s’dinë, e as që kanë mësuar…

Për në fund, ta rrumbullakojmë, të gjitha këto dështime mbi 20 vjeçare, rezultuan me pakënaqësinë që nuk mbahet në mendë asnjëherë në Maqedoninë e Veriut, pra pakënaqësinë e rinisë shqiptare, e cila viteve të fundit duke mos parë perspektivë nga kjo politikë super-dështuese, ia mësyni Gjermanisë. Pra, rezultati i DËSHTIMI dhe MOSSUKSESIT, bëri që rinia shqiptare të ikën jashtë. Në fakt, ky ishte, dhe ka qenë gjithmonë, synimi kryesor i eleborateve famkeqe serbe (Akademisë Serbe duke filluar nga “Naçertania e vitit 1844)) për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

E për këtë, në këtë përvjetorë të 23-të, vërtetë ia vlenë TË QAJMË TË GJITHË SI SHQIPTARË!