Maqedonia mori pjesë për herë të parë në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian u takua sot në një përbërje të zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë, katër vende kandidate nga rajoni, The post Maqedonia mori pjesë për herë të parë në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian u takua sot në një përbërje të zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë, katër vende kandidate nga rajoni, përfshirë Maqedoninë, u ulën në tryezën e rrumbullakët në Bruksel së bashku me kolegët e tyre nga 27 shtete anëtare, përcjell FLAKA.
Pjesëmarrja e parë e ministrave të vendeve kandidate në një takim formal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vjen me ftesë të kryetarit aktual të unionit, Hungarisë, ku do të raportohet në raportin e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit.
Në takim u diskutua për situatën në katër fushat që mbulon raporti i fundit i Komisionit Evropian për mekanizmin për sundimin e ligjit, në fushën e sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit, pluralizmit mediatik dhe lirisë së mediat, si dhe çështje të tjera institucionale që lidhen me mekanizmat e kontrollit. FLAKA
The post Maqedonia mori pjesë për herë të parë në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .