Marina Vjollca rikthehet në Klan, ky do jetë programi që do të moderoj

Pas suksesit që Marina Vjollca pati në drejtimin e Kampionatit Europian, moderatorja do të jetë në krye të një tjetër programi. Burime ekskluzive për “Bordo” bëjnë me dije se Marina Vjollcën ky sezon i ri televiziv do ta gjejë në ekran me programin “Këngët e botës”, nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe […]

gusht 30, 2024 - 22:00
 0  10
Marina Vjollca rikthehet në Klan, ky do jetë programi që do të moderoj

Pas suksesit që Marina Vjollca pati në drejtimin e Kampionatit Europian, moderatorja do të jetë në krye të një tjetër programi.

Burime ekskluzive për “Bordo” bëjnë me dije se Marina Vjollcën ky sezon i ri televiziv do ta gjejë në ekran me programin “Këngët e botës”, nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila.

Çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore, ndryshe nga më herët që në “Këngët e Shekullit” këndoheshin këngët shqip.

Kujtojmë që ky program nuk është bashkëpunimi i parë i Marinës me Pandin, Adrianin dhe Bledarin, pasi ata kanë bërë së bashku një tjetër program të suksesshëm në Klan “Ç’est la vie”. (në rast shpërndarje të këtij lajmi ju lutem citoni burimin, ekskluzive revista “Bordo”).