Xhaferi: Kemi vërejtje për punën e Gashit, por nuk votojmë interpelancën e Levicës

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij gjatë seancës për interpelancën për kryeparlamentarin Afrim Gashi theksoi se Fronti Evropian nuk do të votojnë interpelancën e parashtruar nga partia “E Majta”. “Edhe personalisht, por edhe grupi parlamentar i Frontit Evropian nuk do ta mbështes interpelancën për faktin që konstatojmë dhe të mendimit jemi se […]

shtator 3, 2024 - 17:00
 0  9
Xhaferi: Kemi vërejtje për punën e Gashit, por nuk votojmë interpelancën e Levicës

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij gjatë seancës për interpelancën për kryeparlamentarin Afrim Gashi theksoi se Fronti Evropian nuk do të votojnë interpelancën e parashtruar nga partia “E Majta”.

“Edhe personalisht, por edhe grupi parlamentar i Frontit Evropian nuk do ta mbështes interpelancën për faktin që konstatojmë dhe të mendimit jemi se motivacioni për këtë interpelancë nuk ka të bëjë me punën e kryetarit, por ka të bëjë me përkatësinë etnike të tij dhe në fakt qëndrimet e qarta të përfaqësueseve të së Majtës në kontinuitet edhe në publik, por edhe këtu në Kuvend, korrespodojnë me atë që kemi konstatuar. Por, s’do mend që kemi vërejtjet e tona për atë çka është puna e deritanishme e kryetarit të Kuvendit”, deklaroi ish-kryeparlamentari Xhaferi. (INA)