Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur për Arsim, kërkojnë respektimin e marrëveshjeve kolektive

Kërkojmë atë që na takon sipas Marrëveshjes Kolektive dhe për këtë po dërgojmë mesazh të qartë dhe të zëshëm se është e nevojshme dhe nuk guxon të vonohet respektimi i The post Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur për Arsim, kërkojnë respektimin e marrëveshjeve kolektive appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 2, 2024 - 22:00
 0  8
Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur për Arsim, kërkojnë respektimin e marrëveshjeve kolektive

Kërkojmë atë që na takon sipas Marrëveshjes Kolektive dhe për këtë po dërgojmë mesazh të qartë dhe të zëshëm se është e nevojshme dhe nuk guxon të vonohet respektimi i marrëveshjeve kolektive në arsimin fillore dhe të mesëm, gjegjësisht të Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, deklaroi  sonte nga Manastiri, kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomisllav Gievski.

Në marshin e sontëm protestues në “Shirok Sokak”, i cili përfundoi në sheshin Magnolia, Gievski theksoi se është e nevojshme të harmonizohet sa më parë paga në përputhje me rritjen e pagës minimale, sepse nuk mundet vetëm SPASH në vitin 2024 të mos marrë nivelim të pagës.

“Nuk heqim dorë nga afati i paraparë për pagesën e pagave, i cili duhet të jetë data 10 e muajit, sepse ashtu është shkruar në marrëveshjet kolektive. Nuk heqim dorë nga të drejtat që përmbajnë marrëveshjet kolektive dhe është e nevojshme që ato të respektohen plotësisht”, theksoi Gievski.

Kërkoi edhe shndërrimin e marrëdhënies së punës nga afat të caktuar në të pacaktuar për anëtarët e Sindikatës.

The post Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur për Arsim, kërkojnë respektimin e marrëveshjeve kolektive appeared first on Flaka, në çdo lajm... .