MASH: Mbi një mijë asistentë arsimorë do të punësohen për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta gjatë vitit shkollor 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vitin e ri shkollor 2024/2025, në shkollat e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe do t’i ndihmojnë ata në kryerjen e përditshme të detyrave të tyre shkollore. […]
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vitin e ri shkollor 2024/2025, në shkollat e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe do t’i ndihmojnë ata në kryerjen e përditshme të detyrave të tyre shkollore. .
“Asistentët edukativë punësohen përmes shkollave fillore me qendra burimore, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Deri më tani janë realizuar plotësisht konkurset për 815 asistentë arsimor dhe janë siguruar fonde dhe pëlqime për 200 të tjerë, të cilët pasi të përzgjidhen me shpallje publike, do t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë para se të punësohen për kryerjen cilësore të detyrave të tyre të punës. ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.