Mexhiti: Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Izet Mexhiti përmes një statusi shkruan se po niset një kapitull i ri në politikën shqiptare në RMV. ”Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re. Politika e arrogancës, armiqësive, injorimit të qytetarit po i hap rrugë brezit të […]

maj 28, 2024 - 15:01
 0  6
Mexhiti: Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Izet Mexhiti përmes një statusi shkruan se po niset një kapitull i ri në politikën shqiptare në RMV.

”Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re. Politika e arrogancës, armiqësive, injorimit të qytetarit po i hap rrugë brezit të të ardhmes, politikës së llogaridhënies, dialogut dhe respektit ndaj votuesit. Faleminderit që besuat. Nuk do t’ju zhgënjej! Ndryshimi ia VLEN” – shkruan Izet Mexhiti.