18 milionë euro u harxhuan për zgjedhjet qendrore dhe lokale, KQZ-ja s’ka buxhet për të parakohshmet

Afro 18 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve nacionale në fillimvit dhe ato lokale më 12 tetor, përkatësisht më 9 nëntor. Nëse brenda këtij viti vendit i imponohen edhe një palë zgjedhje, atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor do të përballet me një tjetër sfidë, meqë zyrtarët e saj kanë thënë se

Nëntor 11, 2025 - 10:00
 0
18 milionë euro u harxhuan për zgjedhjet qendrore dhe lokale, KQZ-ja s’ka buxhet për të parakohshmet
18 milionë euro u harxhuan për zgjedhjet qendrore dhe lokale, KQZ-ja s’ka buxhet për të parakohshmet

18 milionë euro u harxhuan për zgjedhjet qendrore dhe lokale, KQZ-ja s’ka buxhet për të parakohshmet

Afro 18 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve nacionale në fillimvit dhe ato lokale më 12 tetor, përkatësisht më 9 nëntor. Nëse brenda këtij viti vendit i imponohen edhe një palë zgjedhje, atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor do të përballet me një tjetër sfidë, meqë zyrtarët e saj kanë thënë se nuk kanë në dispozicion mjete financiare.

Nëse edhe i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, dështon që deri më 19 nëntor të formojë Qeverinë, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më së largu në pjesën e dytë të dhjetorit.

“KQZ-ja nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për mbajtjen e një procesi të ri zgjedhor eventual gjatë këtij viti, prandaj nëse do të ketë zgjedhje KQZ-ja do të përgatisë një plan buxhetor të cilin si zakonisht, siç ka vepruar edhe herëve të kaluara, e përcjell për miratim në Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në KQZ nuk kanë treguar se sa do të mund të kushtojë mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të parakohshme.

“KQZ-ja nuk ka planifikuar ndonjë shumë konkrete, sepse kjo do të bëhet nëse do të kemi një shpallje zyrtare të datës së zgjedhjeve”, ka theksuar Elezi.