Mbështetje financiare për nxënësit dhe mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut nëse kanë marrë ndonjë çmim ndërkombëtar
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka hapur mundësinë që të shpërblejë nxënësit dhe mësimdhënësit që kanë marrë së paku një nga tre vendet e para, ose ndonjë medalje në gara ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk. “Thirrje Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë […]


Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka hapur mundësinë që të shpërblejë nxënësit dhe mësimdhënësit që kanë marrë së paku një nga tre vendet e para, ose ndonjë medalje në gara ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.
“Thirrje Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar ose medaljen e artë, argjend, gjegjësisht të bronztë në garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, mësimdhënësit të cilit i ligjërohet lënda nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë” sqaroi Ministria.
Kriteret dhe dokumentet e nevojshme janë numëruar në Thirrjen Publike që është publikuar në uebfaqen e MASH-it.
“Kandidatët plotësojnë aplikim elektronik në portalin elektronik http://e-uslugi.mon.gov.mk deri më 30.09.2025”, sqaroi Ministria.