Mbrojtja kërkon që “Organizatorët e 27 Prillit” të amnistohen si deputetët

Lënda “Organizatorët e 27 prillit” është shtyrë dhe është ricaktuar për 14 nëntor të këtij viti, pasi paraditen e sotme të akuzuarit përmes avokatit Elenko Millanov kanë dorëzuar kërkesë në The post Mbrojtja kërkon që “Organizatorët e 27 Prillit” të amnistohen si deputetët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 23, 2024 - 02:00
 0  10
Mbrojtja kërkon që “Organizatorët e 27 Prillit” të amnistohen si deputetët

Lënda “Organizatorët e 27 prillit” është shtyrë dhe është ricaktuar për 14 nëntor të këtij viti, pasi paraditen e sotme të akuzuarit përmes avokatit Elenko Millanov kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore Penale në seancën e sotme për të vendosur mbi kërkesën për amnisti pa paraqitur prova materiale dhe verbale, përcjell FLAKA.

TV 24 thotë se ka kontaktuar avokatin dhe e ka pyetur se pse është paraqitur kjo kërkesë vetëm tani?

Sipas Millanovit, është e nevojshme që Gjykata të marrë vendim për zbatimin e Ligjit për amnisti, sepse një praktikë e tillë tashmë është krijuar, gjegjësisht Këshilli Penal tashmë ka marrë vendim për amnisti në seancën kryesore në fazën e procedurës provuese, ku nuk është pritur përfundimi i së njejtës.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakieski dhe Spiro Ristoski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Me ligjin e amnistisë, të cilin e miratoi qeveria e kaluar, disa persona u shpëtuan nga përgjegjësia penale, mes tyre edhe deputetët që hapën dyert e Kuvendit dhe lejuan turmën të hyjë në Parlament. Tre prej tyre më pas votuan për ndryshimin e emrit kushtetues. FLAKA

The post Mbrojtja kërkon që “Organizatorët e 27 Prillit” të amnistohen si deputetët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .