Më 16 maj në Tetovë do të mbahet koncert humanitar
Të rinjtë e në Tetovë më 16 maj do të organizojnë “Koncert humanitar i organizuar nga të rinjtë e Tetovës”. Ky koncert që do të bashkojë artin dhe humanizmin, pritet të fillojë prej orës 19:00, transmeton Portalb.mk. “Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave, të cilat kushtojnë vetëm 200 denarë, do të dhurohen për […]


Të rinjtë e në Tetovë më 16 maj do të organizojnë “Koncert humanitar i organizuar nga të rinjtë e Tetovës”. Ky koncert që do të bashkojë artin dhe humanizmin, pritet të fillojë prej orës 19:00, transmeton Portalb.mk.
“Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave, të cilat kushtojnë vetëm 200 denarë, do të dhurohen për mbështetjen e aktiviteteve dhe shërbimeve që këto organizata ofrojnë”, sqarojnë organizatorët, duke shtuar se “ky koncert është më shumë se muzikë – është një thirrje për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë”.
Koncerti do të organizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të RMV-së – Dega e Tetovës, shkolla “Nikolla Shtejn” dhe “8 Shtatori”.
Në këtë koncert pritet të këndojnë gjallë Arianit Ramadani me grupin e tij.