Më në fund reagon Drenusha në lidhje me ‘Big Brother VIP Kosova’

Pas më shumë se dy javë, ish-banorja e “BBVK” Drenusha Latifi ka reaguar në Instagram. Ajo ka pasur disa fjalë për përkrahësit e saj gjatë këtij rrugëtimi. Reagimi i saj: “Të dashur ndjekës dhe mbështetës, Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother […]

shkurt 2, 2025 - 22:00
 0  2
Më në fund reagon Drenusha në lidhje me ‘Big Brother VIP Kosova’

Pas më shumë se dy javë, ish-banorja e “BBVK” Drenusha Latifi ka reaguar në Instagram.

Ajo ka pasur disa fjalë për përkrahësit e saj gjatë këtij rrugëtimi.

Reagimi i saj:
“Të dashur ndjekës dhe mbështetës,
Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother VIP Kosova. Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time.

Çdo moment që kalova brenda shtëpisë, çdo sfidë dhe çdo gëzim i ndarë me ju, ka ndikuar në formimin e kujtimeve të paharrueshme. Ju falënderoj për mbështetje, për energjinë pozitive dhe për dashurinë që më keni dhuruar.

Shpresoj të vazhdojmë të ndajmë momente të bukura dhe të jemi gjithmonë të lidhur, sepse ju jeni ata që e bëni gjithçka të veçantë.

Me shumë dashuri dhe mirënjohje!”, shkroi ajo krahas postimit”.