Megan Fox, në pritje të ëmbël? Aktorja “zbulon” lajmin fantastik

Megan Fox u shfaq në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e fryrë, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë. Aktorja 38-vjeçare në videon e këngës shfaqet me barkun e fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë […]

Korrik 27, 2024 - 22:30
 0  8
Megan Fox, në pritje të ëmbël? Aktorja “zbulon” lajmin fantastik

Megan Fox u shfaq në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e fryrë, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë.

Aktorja 38-vjeçare në videon e këngës shfaqet me barkun e fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë duke luajtur me një vajzë të vogël.

Titujt e fundit i hutuan edhe më shumë fansat, pasi në një moment shkruhej: Prezantimi: Baby Violet Leika”.

Rrjeti ka ngritur dyshime nëse Foxx është shtatzënë në jetën reale. Të tjerë e uruan çiftin pa pritur asnjë konfirmim.

Një përdorues i Reddit gjeti një koment në Instagram nga një grua që pretendon se është nëna e fëmijës në video, duke konfirmuar se Fox “nuk është” shtatzënë dhe se “ishte vetëm për videon”. Gjithashtu, gruaja shtoi se “vajza ime e vogël bëri shumë mirë dhe u argëtua shumë”.

Foxx dhe Kelly as nuk i kanë konfirmuar e as mohuar thashethemet për shtatzëninë.

Aktorja e njohur ka treguar se ka pësuar një abort gjatë lidhjes me muzikantin. Kelly e trajtoi abortin në këngën e tij “Don’t Let Me Go” vitin e kaluar dhe Fox shkroi për humbjen “me të vërtetë tragjike” në librin e saj me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”.