Këngëtarja e famshme poston videon duke qarë

Një video e postuar nga këngëtarja e famshme, Camila Cabelo, në “TikTok” ka shqetësuar miliona ndjekës të saj. Ylli i popit filmoi veten duke qarë dhe videon vendosi që t’a ndante me fansat, shoqëruar me këngën e saj “Pretty When I Cry“. “Më duhej të ndaloja së qari për të parë nëse kënga ishte e […]

Korrik 27, 2024 - 22:30
 0  7
Këngëtarja e famshme poston videon duke qarë

Një video e postuar nga këngëtarja e famshme, Camila Cabelo, në “TikTok” ka shqetësuar miliona ndjekës të saj.

Ylli i popit filmoi veten duke qarë dhe videon vendosi që t’a ndante me fansat, shoqëruar me këngën e saj “Pretty When I Cry“.

“Më duhej të ndaloja së qari për të parë nëse kënga ishte e vërtetë”, shkroi 27-vjeçarja në pamjet në fjalë.

Që në minutat e para postimi u mbush me komente nga fansat që e pyesnin se çfarë i ndodhi.

“Mos qaj, kush të ka lënduar?”, shkruan një fans. Të tjerë të tjerë komentuan titullin e këngës se “je e bukur kur qan”.

@camilacabello

♬ pretty when i cry – Camila Cabello