Memeti dhe Neziri: VMRO ka retorikë anti-shqiptare

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së, deklaroi ditë më parë që në Njësinë Zgjedhore numër 6 duhet të shtohet forcat policore, si shkak i problemeve që mund të lindin gjatë procesit zgjedhor. Analisti Ibrahim Memeti tha se kjo deklaratë është paragjykuese ndaj shqiptarëve se “janë problemtikë”, […] The post Memeti dhe Neziri: VMRO ka retorikë anti-shqiptare appeared first on InfoShqip.com.

Mars 29, 2024 - 01:00
 0  3
Memeti dhe Neziri: VMRO ka retorikë anti-shqiptare

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së, deklaroi ditë më parë që në Njësinë Zgjedhore numër 6 duhet të shtohet forcat policore, si shkak i problemeve që mund të lindin gjatë procesit zgjedhor.

Analisti Ibrahim Memeti tha se kjo deklaratë është paragjykuese ndaj shqiptarëve se “janë problemtikë”, duke e quajtur propagandë politike kundër shqiptarëve.

“Është kërkesë që realisht paragjykon shqiptarët se janë problematik, se shqiptarët janë problemi dhe mund të ndodh diçka në zonën 6 sepse atje ka shqiptarë. Ma thuaj pra, kur kanë bë problem shqiptarët? Përjashtoje situatën e viteve të 90-ta! Ndaj kjo parafushatë e VMRO-së është në këtë frymë, duke u nisur që nga kjo kërkese e ministrit, heqja e balanserit, kushtetua, edhe çështja e kryeministrit apo presidentit…”, deklaroi Memeti.

Analisti Xhelal Neziri tha se VMRO-DPMNE mbase nuk janë anti-shqiptarë mirëpo kanë retorikë të tillë, sepse e dinë që Maqedonia e Veriut nuk mund të ekzistoj si shtet i vetëm një etnie, mirëpo është shtet multi-etnik.

“Fjalori anti-shqiptar dhe albanofobia që përdor VMRO, gjithmonë fiton tek elektorati i saj. Sepse me frikë dhe me këto ide ata fitojnë dhe kanë disponim tek votuesit e tyrë”, deklaroi Neziri. TvKlan.mk

The post Memeti dhe Neziri: VMRO ka retorikë anti-shqiptare appeared first on InfoShqip.com.