Mesazhe nga një forum në Austri: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Zgjerimi i BE-së është vonuar për shumë kohë, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell në Forumin Evropian të mbajtur në Austri. Borel beson se procesi i zgjerimit të Unionit duhet të përshpejtohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk. “Identiteti evropian nuk do të jetë i plotë […]
Zgjerimi i BE-së është vonuar për shumë kohë, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell në Forumin Evropian të mbajtur në Austri. Borel beson se procesi i zgjerimit të Unionit duhet të përshpejtohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.
“Identiteti evropian nuk do të jetë i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e kësaj familjeje. Zgjerimi ishte një sukses historik, dhe zgjerimi i pritur do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është se është vonuar për shumë kohë. Dhe tani duhet ta përshpejtojmë. Na takon neve të mos harrojmë se Evropa nuk është e plotë dhe nuk do të jetë e plotë derisa këto vende të bëhen anëtarë të plotë”, Josep Borrell – Përfaqësues i Lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë
Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg. Sipas tij, është e gabuar të thuhet se Ballkani Perëndimor është pjesë e Bashkimit Evropian, i cili sipas tij do të ishte i paplotë pa këto vende.
“Nuk ka dyshim, dhe besoj se kemi rënë dakord për këtë, se rajoni i Ballkanit Perëndimor tashmë është pjesë e familjes evropiane dhe i përket familjes evropiane. Unë jam gjithmonë shumë i befasuar nga ata që thonë se (Ballkani Perëndimor) është oborri i përparmë i Evropës. Kjo është krejtësisht e gabuar. Ajo është e rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së. Në fakt, Ballkani Perëndimor është hyrja në BE dhe ne jemi të paplotë derisa të jetë pjesë e familjes sonë dhe duhet ta përshpejtojmë këtë proces”, tha Alexander Schallenberg – Ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë
Në forum marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut në largim, Bujar Osmani, insiston në idenë që vendimi për hapjen e kapitujve të merret me shumicë votash të anëtarëve të Unionit dhe jo unanimisht, siç ka qenë deri më tani.
“Mendimi im është që ne duhet të promovojmë këtë non-paper për një shumicë të cilësuar për evropianizim, unanimitet mund të ruhet për momentin rreth anëtarësimit sepse sjell besim në BE. Por për hapjen e kapitujve, duke shënuar standardet, duhet të jetë një çështje e shumicës së cilësuar”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.
Ishte shumica e cilësuar ajo që ishte ndër idetë e reformës që synonin lehtësimin e zgjerimit të shpallura nga Komisioni Evropian në mars. Në atë dokument, Komisioni propozon që të hiqet unanimiteti për hapjen e kapitujve, i cili është më i prekuri nga Maqedonia dhe Shqipëria, por të ruhet unanimiteti për mbylljen e kapitujve dhe për vendimin përfundimtar për anëtarësimin e një anëtari të ri në Bashkimin Evropian, i cili do të zvogëlohen mundësitë e vetos.
Kujtojmë se në mënyrë që të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me BE-në, RMV-ja duhet të ndryshojë kushtetutën. Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.
Në fillim të muajit prillit, komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Çështjet e Fqinjësisë Oliver Varheyi deklaroi se nuk pret ndonjë ndryshim në kuadrin negociator, përveç realizimin e ndryshimeve kushtetuese.