Meta drejt kryeministrisë: Do të protestojmë deri në arritjen e objektivave, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i qytetarëve
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me eksponentë të PL-së janë nisur në drejtim të kryeministrisë. Gjatë marshimit nga selia e PL drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, Meta dha një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ndër të tjera, Meta u shpreh se do të protestojnë deri në arritjen e objektivave, që janë […]
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me eksponentë të PL-së janë nisur në drejtim të kryeministrisë.
Gjatë marshimit nga selia e PL drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, Meta dha një prononcim të shkurtër për gazetarët.
Ndër të tjera, Meta u shpreh se do të protestojnë deri në arritjen e objektivave, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i qytetarëve.
Pjesë nga fjala e Meteës:
Përmbysja e regjimit të narko shtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë, aq më tepër aktit të fundit banditesk të dënimit polik të Ervin Salianjit, për të vetmen arsye pse kishte denoncuar lodhjet në nivelet më të lara të narko qeverisë.
Në Kosovë u rritën pensionet 20%, gati 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që Rama ka ardhur në qeveri, mesatarja e çmimeve në Shqipëri në raport me BE ishin 50% tani janë 90%. PL e ka bërë të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus, me politika konkrete për mbështetjen e familjeve të reja, mbështetjen e nënave s ai takon politikave të lindshmërisë dhe lehtësive në këto raste dhe përfundon me Shqipërinë fuqi eksportuese. Jemi vendi me nivelin më të dobët të konkurreshmërisë, produktivitetit në rajon. Maqedonia që s’ka as dalje eksporton 57% sot.
Ne do të qëndrojmë deri në përmbysjen e narko-regjimitm, narko-drejtësisë, narko-ekonomisë, në mënyrë që vendi t’i kthehet prodhimit, të mbështeten fermerët shqiptarë, fabrikat që prodhojnë në Shqipëri.
Dënimi politik i Salianjit është tregues i tmerrit që ka kjo qeveri nga aferat, nga denoncimet kurajoze të deputetëve opozitarë apo edhe gazetarë. Kjo është një qeveri policeske, regjim policesk që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës. Shqiptarët s’kanë ndërmend të intimidohen.
Këtu është djeg kushtetuta, kemi parë edhe diplomatë që kanë dalë të përkrahin betimet tek lana, kemi parë çudira të jashtëzakonshme, kemi parë një zyrtar të lartë të FBI, McGonigal që ka përfunduar pas hekurave. E tregon se si ky regjim korrupton ndërkombëtarët, kur blihet një drejtor i FBI, këto tjerat janë më të lehta.