Protesta e opozitës, Klosi: Ju garantoj që nuk do të ketë asgjë, mosbindja civile është premtuar…
Opozita dhe mbështetësit e saj kanë nisur grumbullimin për protestën e ditës së sotme. Ashtu siç është njoftuar nga selia blu, tubimi do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Lidhur me këtë protestë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Drini Zeqo u shpreh se […]
Opozita dhe mbështetësit e saj kanë nisur grumbullimin për protestën e ditës së sotme. Ashtu siç është njoftuar nga selia blu, tubimi do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Lidhur me këtë protestë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Drini Zeqo u shpreh se tubimi i ditës së sotme nuk do të prodhojë asgjë.
Klosi u shpreh se kërkesa e opozitës për qeveri teknike është e pakuptimtë. Ndërsa sa i takon aksionit opozitar në Parlament, Klosi u shpreh se deputetët e dinë se po bëjnë shkelje, por ato veprime i bëjnë për të bërë politikën e tyre.
Blendi Klosi: Ju bëtë një pyetje se ‘çfarë do të ndodhi sot?’. E vetmja gjë që do të ndodhi sot ndryshe është që do të bllokohen rrugët dhe mbase qytetarët për një kohë të caktuar jo gjatë sepse nuk besoj se do të rijnë gjatë do të vonohen në kryerjen e aktivitetevt të tyre. Sa i përket atyre se çfarë do të ndodhi ju garantoj që nuk do të ketë asgjë, me të njëjtat biseda si ditët e tjera. Është herët dhe ora zgjidhet e tillë që të vazhdojë errësira që të mos numërohen se sa njerëz janë. Nuk e besoj që qytetarët e ndjejnë që do të ketë një protestë përveç atyre të Tiranës që do të kenë vonesa në lëvizjet e tyre sot në qytet. Jo nuk e mendoj që ka arsye që të jetë më e ndezur. Nuk besoj se lidhet me deputetin Salianji. Mosbindja civile është premtuar ndër vite nga Partia Demokratike.
Po të më pyesësh mua si politikan edhe ne kemi protestuar dhe kemi bllokuar bulevardin për 20 ditë, pra nuk është protesta çështje numrash, as fjalori, protesta është çështje fryme. Pra për çfarë protestohet sot. Që nga përgjigja vjen habia. Ça do të thotë kjo që në një grup opozitar në pakicë sipas votave dhe kjo pakicë thotë që unë dua tani të shkoj në një garë pas 6 muajsh dhe të mos jemë përballë me Edi Ramën dhe PS, por të jenë me dikë që duan ata të jenë.
Klosi u shpreh se është e vështirë të gjesh motivin e kësaj proteste, por sipas tij ky tubim është një faktor që opozita të dobësohet më shumë dhe mazhoranca të forcohet. Socialisti protestën e ditës së sotme e lidhi me konferencën ndërqeveritare që pritet të mbahet me 15 Tetor ku theksoi se sa herë Shqipëria bën një hap drejt integrimit evropian, opozita proteston./tvklan.al