Metamorfozis nesër do të shpallë rezultatet e monitorimit të transparencës së ekzekutivit në RMV

Fondacioni Metamorfozis organizon ngjarjen “Përkushtimi ndaj hapjes për suksese afatgjata” që do të mbahet më 19 qershor 2024, me fillim nga ora 11:00 në sallën Millennium II në Hotel Holiday Inn, Shkup, transmeton Portalb.mk. Në ngjarje do të promovohen rezultatet e fundit nga monitorimi i hapjes së pushtetit ekzekutiv të kryer përmes Indeksit të Hapjes […]

qershor 18, 2024 - 16:01
 0  8
Metamorfozis nesër do të shpallë rezultatet e monitorimit të transparencës së ekzekutivit në RMV
“Përkushtimi ndaj hapjes për suksese afatgjata”. Foto: Fondacioni Metamorfozis

Fondacioni Metamorfozis organizon ngjarjen “Përkushtimi ndaj hapjes për suksese afatgjata” që do të mbahet më 19 qershor 2024, me fillim nga ora 11:00 në sallën Millennium II në Hotel Holiday Inn, Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në ngjarje do të promovohen rezultatet e fundit nga monitorimi i hapjes së pushtetit ekzekutiv të kryer përmes Indeksit të Hapjes në nivel kombëtar dhe do të krahasohen me rezultatet e viteve të mëparshme.

“Përmes diskutimit do të prezantohen mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira përmes të cilave mund të përmirësohet transparenca e institucioneve”, thonë nga Metamorfozis.

Në këtë ngjarje do të diskutohet edhe për Partneritetin e Hapur Qeveritar dhe do të prezantohen angazhimet e planit të gjashtë Kombëtar të Veprimit

Hulumtimi është kryer në periudhën shkurt 2024 dhe maj 2024. Institucionet e analizuara janë Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, 16 ministri dhe 19 organe ekzekutive brenda ministrive. Ky hulumtim kryet çdo vit.