Vdiq Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të RMV-së
Në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Andov ishte deputet dhe themelues i Partisë Liberale. Ai lindi në vitin 1935 në Kavadar, diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Andov u përfshi në jetën […]
Në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Andov ishte deputet dhe themelues i Partisë Liberale.
Ai lindi në vitin 1935 në Kavadar, diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.
Andov u përfshi në jetën socio-politike të Maqedonisë në vitet 1960 dhe më pas mbajti poste të ndryshme.
Në zgjedhjet e para shumëpartiake u zgjodh deputet. Në tre mandate nga viti 1991 deri në vitin 2002 ka qenë kryetar i Kuvendit, ndërsa pas vdekjes së presidentit Kiro Gligorov më 3 tetor 1995, për një periudhë të caktuar ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë (5 tetor 1995 -10 janar 1996).
Në zgjedhjet e vitit 1999 ishte kandidat i PLD-së për president të Maqedonisë, por nuk e kaloi raundin e dytë. Në vitin 1999, u zgjodh kryetar i PLD-së.