Mexhiti: Ismet Jashari ishte kullë e bashkimit të shqiptarëve
Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti ka përkujtuar veprën e heroit të Kosovës, Ismet Jasharit, komandant Kumanovës, në përvjetorin e rënies së tij. “Siç e thotë kënga, Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, ishte kullë e bashkimit të shqiptarëve. Qëndrestar sikurse malet e Karadakut, heroi Ismet Jashari ishte gjithmonë gati për Kosovën, për […]
Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti ka përkujtuar veprën e heroit të Kosovës, Ismet Jasharit, komandant Kumanovës, në përvjetorin e rënies së tij.
“Siç e thotë kënga, Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, ishte kullë e bashkimit të shqiptarëve. Qëndrestar sikurse malet e Karadakut, heroi Ismet Jashari ishte gjithmonë gati për Kosovën, për shqiptarët, për flamurin, për lirinë.
Erdhi nga Zvicra për t’i dalë zot Kosovës, tokës që e donte më shumë se vetë jetën. E pikërisht për këtë tokë e dha jetën e tij, ndërsa sot pushon i qetë në altarin e lirisë së Kosovës. Heroizimi i tij është udhërrëfyes dhe horizontçelës për secilin prej nesh, për çdo ditë.
Secili përkujtim për dëshmorin e kombit Ismet Jashari është një akt i rëndësishëm, që nderon sakrificat e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë. Në përvjetorin e 26-të të rënies së komandant Kumanovës, zotohemi se do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe liritë për të cilat ai dha jetën”, ka shkruar Mexhiti.