Mexhiti: Lajmet e rreme s’kalojnë, flamuri kombëtar qëndron në zyren time
Zv/kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka sqaruar përdorimin e simboleve kombëtare në institucionet ku i udhëheqin shqiptarët. Nw emisioni “Pressing” ai tha se, në zyrën e tij si zëvendës kryeministër i parë është i vendosur flamuri kuq e zi, por se kjo nuk është e rregulluar me ligj. Ai tha se, vendosja e […]
Zv/kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka sqaruar përdorimin e simboleve kombëtare në institucionet ku i udhëheqin shqiptarët. Nw emisioni “Pressing” ai tha se, në zyrën e tij si zëvendës kryeministër i parë është i vendosur flamuri kuq e zi, por se kjo nuk është e rregulluar me ligj.
Ai tha se, vendosja e flamurit shqiptar në zyret e funksionarëve shqiptarë nuk është arritje e BDI-së, por një praktikë që nga vitet e 90-ta.
“Dje kemi pasur një koordinim në zyrën time të zv/kryeministrit të parë me ministrat dhe zëvendësministrat e VLEN-it dhe mund të hyni aty dhe ta shihni që është flamuri shqiptar. Por kjo nuk është e arritur e BDI-së, kjo ka qenë praktikë nga vitet e 90-ta, ku në zyre është mbajtur flamuri kombëtar. Duhet të sqarojmë se kjo nuk është e definuar me ligj, sepse para qeverisë qëndron flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lajnë lajme të rreme ato se është ndaluar flamuri kombëtar në zyret e zyrtarëve të koalicionit VLEN”, është shprehur Mexhiti.(INA)