Vazhdon pritja për muaj të tërë për dokumentet personale

Rrëmuja për nxjerrjen e dokumenteve personale duket se është tejkaluar. Terminet për t’u fotografuar për pasaportë tashmë janë më lehtë të kapshme ndërkohë për marrjen e tyre sërish pritet me muaj të tërë, shkruan Alsat. Madje, disa qytetarë ankohen se pavarësisht gabimeve nga ana e punonjësve të caktuar, askush nuk mban përgjegjësi për vonesën e […]

gusht 1, 2024 - 23:30
 0  4
Vazhdon pritja për muaj të tërë për dokumentet personale

Rrëmuja për nxjerrjen e dokumenteve personale duket se është tejkaluar. Terminet për t’u fotografuar për pasaportë tashmë janë më lehtë të kapshme ndërkohë për marrjen e tyre sërish pritet me muaj të tërë, shkruan Alsat.

Madje, disa qytetarë ankohen se pavarësisht gabimeve nga ana e punonjësve të caktuar, askush nuk mban përgjegjësi për vonesën e pasaportave.

“Pasaportën e kanë gabuar që në muajin prill, na njoftuan se do ta përmirësojnë. Prej në prill e deri më sot presim. Mos të kishim ardhur vet as që do ta bënin pasaportën. Na iku pushimi për shkak të pasaportës. Katastrofë, na nxorën nga dhoma, zonja na nxori, u desh të intervenojmë tek personi i caktuar për të vazhduar më tej”, tha një qytetar.

“Para dy muajsh e kam caktuar terminin, u fotografova dhe më thanë të vij pas dy muajve ta marr. Prej në fillim  ju treguan sa duhet me prit? Po, dy  muaj. A ju prish punë kjo e pritme kaq gjatë? Jo, vetëm me ndërru, shkaku i emrit”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Erdha ta marr pasaportën por nuk ishte gati pasaporta? Kur jeni fotografuar? Nuk ka shumë, më tepër se një muaj, më than të vij prej të hënës. Ne jemi pensionistë, kemi kohë”, theksoi një qytetar.

Numri më i madh i qytetarëve që takuam sot kishin aplikuar për pasaportë me procedurë të shpejtë.

“I dorëzuam për pasaportë me procedurë të shpejtë. Janë nga jashtë, për një javë duhet të kthehen prandaj duhet ti ndryshojnë për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz, presin radhë ama jo shumë. Dikur kishte shumë e tash jo. Ka njerëz por kalon shpejt”, u shpreh një qytetare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se pikat për dhënien e pasaportave do të punojnë edhe gjatë ditës së nesërme, festës së 2 gushtit./ Alsat.mk