Mickoski nga Zagrebi: Negociatat me BE-në nuk varen vetëm prej nesh
Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me aspiratat për eurointegrim dhe ballafaqimin me sfidat e brendshme, por vazhdimi i negociatave pengohet nga më shumë faktorë, ka thënë kryeministri, Hristijan Mickoski, The post Mickoski nga Zagrebi: Negociatat me BE-në nuk varen vetëm prej nesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me aspiratat për eurointegrim dhe ballafaqimin me sfidat e brendshme, por vazhdimi i negociatave pengohet nga më shumë faktorë, ka thënë kryeministri, Hristijan Mickoski, në takimin tij zyrtar me politikanët kroat në Zagreb. Pret që të korrigjohet padrejtësia që la vendin tonë prapa dyerve të BE-së mbi 20 vjet. Me këtë rast falënderon qeverinë kroate për mbështetjen e aspiratave integruese.
“Ajo që nuk varet prej nesh është pikërisht fillimi i këtyre bisedimeve. Kjo, për fat të keq varet edhe prej të tjerëve dhe gjithashtu sa ne duam që kjo të ndodhë. Ne kemi bërë mjaftueshëm, tash duhet që dikush të na e hap pak derën që të mund të hymë në atë hapësirë dhe përfundimisht të negociojmë dhe të dëshmojmë sa mundemi. Për këtë unë edhe iu falënderova mikut dhe qeverisë kroate që kanë qenë gjithmonë me ne dhe na kanë ndihmuar, po ashtu edhe me përvojën e tyre për rrugën e tyre deri në anëtarësim të plotë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Plenkoviq: Kroacia ju mbështet, pritët shumë për integrim
Homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq, me qëndrim se Maqedonisë së Veriut pa të drejtë iu ngadalësua rruga drejt familjes evropiane, për çka bën thirrje për angazhim më të madh, në mënyrë që vendi t’i hap klasterët me Unionin.
“Është fakt se korniza negociuese është miratuar, se është miratuar vendim formal për hapjen e bisedimeve. Ekzistojnë tema të cilat unë do t’i quaja dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, se ato janë më të rëndësishme se komentet pas zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut. Duhet të punojmë së bashku në mënyrë që bisedimet të fillojnë edhe formalisht, pra të fillohet me klasterët, me aftësinë e gjyqësorit, reformat, me përkrahjen financiare. Kroacia do të angazhohet sepse mendojmë se kjo që ndodhi në 20 vitet e kaluara qe e panevojshme dhe e padrejtë. Nuk është e mirë as për vetë BE-në.”, – theksoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Takimi i dy delegacioneve ka rezultuar me marrëveshjet për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, të cilave do t’ju prijnë marrëveshjet e nënshkruara nga ministrat e Shëndetësisë dhe Arsimit të të dyja vendeve. Delegacioni ynë në Zagreb në kuadër të vizitës zyrtare ka zhvilluar takime edhe me kreun shtetëror të Kroacisë dhe me politikanë kroatë.
The post Mickoski nga Zagrebi: Negociatat me BE-në nuk varen vetëm prej nesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .