Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese deri në fund të vitit

Nuk e di se nëse është e mundur të bëhet ndonjë hapërim në drejtim të eurointegrimeve deri në fund të vitit, por e di se do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonëtë tentojmë që çështjen tonë ta prezantojmë ashtu siç është para të gjithë autoriteteve botërore. Ndryshime kushtetuese nuk planifikojmë, theksoi kryeministri Hristijan […]

Nëntor 16, 2024 - 18:00
 0  4
Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese deri në fund të vitit
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Nuk e di se nëse është e mundur të bëhet ndonjë hapërim në drejtim të eurointegrimeve deri në fund të vitit, por e di se do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonëtë tentojmë që çështjen tonë ta prezantojmë ashtu siç është para të gjithë autoriteteve botërore. Ndryshime kushtetuese nuk planifikojmë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Shtoi se për problemin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë tashmë e gjithë bota është e njoftuar.

“Kemi disa pengesa të cilat i kalojmë, më të rënda janë ato që lidhen me identitetin dhe politikën këtu ne bisedojmë, mundohemi dhe punojmë. Problemin tonë e dinë tashmë e gjithë bota në periudha dhe situata kaq të sfiduese, çështja e Maqedonisë është vendosur përsëri në tavolinë, kërkohet zgjidhje, po punojmë asgjë nuk ia lëmë rastit sepse kemi agjendë ambicioze”, tha Mickoski.

Foli për takimin Siljanovska-Radev, tha se Maqedonia nuk do të ndryshojë qëndrimin në asnjë moment dhe do të bëjnë gjithçka që të mbrojnë këtë qëndrim që sipas tij është i argumentuar. Mohoi faktin se mund të ketë ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti

“Nuk e di, ajo sigurisht nuk planifikohet, nuk e di a është e mundur të bëhet ndonjë hap pozitiv, megjithatë e di se do të bëjmë gjithçka që mundemi me gjithë fuqinë tonë të bëjmë që pyetja jonë ta tregojmë ashtu siç është. Para të gjithë autoriteteve botërore. Këtë edhe e kemi bërë periudhën që po e lëmë pas. A do të ketë ndonjë përmirësim, nuk e di, a do të ketë ndryshim të qëndrimit tonë, nuk do të ketë, sepse qëndrimi jonë është i bazuar në principe dhe argumente atë edhe e kemi thënë”, deklaroi Mickoski.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për MIA-n javën e kaluardeklaroi se, nuk mund të jap përgjigje konkrete nëse deri në fund të dhjetorit do të fillojë ose jo procedura për ndryshimet kushtetuese në kontekst të hapjes së negociatve me BE-në.

“Edhe mundemi por edhe nuk mund të themi [kur do të fillojë procesi i ndryshimeve kushteteve]. Nëse diçka nuk varet nga ne, nuk mund ta pohojmë se do të ketë ose jo”, tha Gashi.

Ndryshe nga Mickoski, partneri i tij në qeveri, Arben Taravari tha se pret që deri në fund të vitit të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

Kujtojmë se, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.