Mickoski sot në Kuvend do ta dorëzojë përbërjen e Qeverisë së re, votimi gjatë fundjavës

Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e të dielës. Siç njoftoi mandatari Hristijan Mickoski, sot pritet që në Kuvend të paraqesë përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e […]

qershor 18, 2024 - 10:00
 0  9
Mickoski sot në Kuvend do ta dorëzojë përbërjen e Qeverisë së re, votimi gjatë fundjavës
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e të dielës. Siç njoftoi mandatari Hristijan Mickoski, sot pritet që në Kuvend të paraqesë përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj, transmeton Portalb.mk.

Se sa do të zgjasë kjo seancë varet nga numri i deputetëve të regjistruar për të folur dhe debati në sallën plenare.

Tani për tani është e sigurt se në qeverinë e re do të jenë edhe VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM, të cilat tashmë kanë shpallur propozimet e tyre për ministra në qeveri.

LEXO: Qeveria e Mickoskit: Vetëm tre ministre gra, një zëvendëskryeministër i afërt me Moskën

Këto janë propozimet për ministrat e rinj nga koalicioni “Maqedonia e Jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE:

  • Zëvendëskryministër i Qeverisë dhe Ministër i Transportit: Aleksandar Nikollovski
  • Ministër i Mbrojtjes: Vllado Misajllovski
  • Ministre e Financave: Gordana Dimitrieska Koçoska
  • Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: Timço Mucunski
  • Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Zllatko Perinski
  • Ministër për Shoqëri Informatike dhe Transformim Digjital: Stefan Andonovski
  • Ministër i Sportit: Borko Ristovski
  • Ministre e Energjisë dhe Minierave: Sanja Bozhinovska
  • Ministër i Bujqësisë: Cvetan Tripunovski
  • Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Zoran Ljutkov
  • Ministër i Punëve të Brendshme: Pançe Toshkovski
  • Ministre e Arsimit dhe Shkencës: Vesna Janevska
  • Ljupço Dimovski, zëvendëskryeministër, përgjegjës për Sistemin Politik
  • Ivan Stoljkoviç, zëvendëskryeministër dhe ministër i Marrëdhënieve Mes Komuniteteve
  • Shaban Saliu, ministër pa portofol i ngarkuar për zbatimin e Dekadës së Romëve

Sipas informacioneve ende jozyrtare nga partitë, partneri shqiptar në Qeverinë e ardhshme, Koalicioni VLEN pritet të ketë:

  • Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Izet Mexhiti
  • Ministër të Shëndetësisë: Arben Taravari
  • Ministër të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Fatmir Limani
  • Ministër të Ekonomisë dhe Punës: Besar Durmishi
  • Ministër i Çështjeve Evropiane: Orhan Murtezani
  • Ministër pa portofol të ngarkuar për Qeverisjen e Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai

Edhe negociatat me ZNAM kanë përfunduar. Partia e Dimitrievskit jozyrtarisht, ka të ngjarë të menaxhojë dy ministri:

  • Ministria e Drejtësisë, me ministër Igor Filkov
  • Ministria e Administratës dhe Digjitalizimit me ministër Goran Minçev

Partnerët e koalicionit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Serbëve, do të mbajnë gjithashtu poste zëvendëskryeministrish.

Ljupço Dimovski, kryetar i PS-së do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për sistemin politik dhe Ivan Stoiljkoviq, kryetar i PDS-së, nënkryetar për marrëdhënie me komunitetet, ndërsa Shaban Saliu do të jetë ministër pa portofoli përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e dekadës së romëve.

Zgjidhja kadrore për sekretarin e përgjithshëm të qeverisë njoftoi se ai do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së do të dihet shumë shpejt dhe do të jetë në rend dite të seancës së parë të qeverisë.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova më 6 qershor ia dorëzoi Mickoskit mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, pas konstituimit të Kuvendit.

Që atëherë ka filluar të rrjedhë afati njëzetditor për formimin e Qeverisë së re.

Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë.  Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë.Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.