Mickoski thotë se koalicioni qeveritar është stabil dhe i fuqishëm

Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, gati zyrtarisht dy e treta e shumicës në kuadër të Parlamentit. Çdonjëri që i ndan dhe mbështet politikat e kësaj Qeverie mund The post Mickoski thotë se koalicioni qeveritar është stabil dhe i fuqishëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 30, 2024 - 20:00
 0  5
Mickoski thotë se koalicioni qeveritar është stabil dhe i fuqishëm

Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, gati zyrtarisht dy e treta e shumicës në kuadër të Parlamentit. Çdonjëri që i ndan dhe mbështet politikat e kësaj Qeverie mund të përfshihet dhe t’i mbështesë këto politika, porositi kryeministri Hristian Mickoski, i pyetur se a ka mundësi që PLD-ja të hyjë në koalicionin qeveritar.

Se a do të jetë PLD-ja zyrtarisht pjesë e koalicionit qeveritar, Mickoski theksoi se ende nuk ka biseduar “as në kuadër të koalicionit, as në kuadër të partisë”.

“Megjithatë, ai është proces i cili duhet të marrë mbështetje nga të gjithë faktorët, nuk mjafton se çka thotë Hristian Mickoski, është me rëndësi të shohim se çka thonë partnerët e koalicionit, çka thotë koalicioni ynë i brendshëm në kuadër të partisë sonë që të arrijmë qëndrimin përfundimtar. Por, çdo mbështetje nga çdo deputet që i mbështet politikat e Qeverisë është i mirëseardhur në kuadër të votimit në Parlament”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në komunën Gjorçe Petrov.

Lidhur me porosinë nga kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova dhe a ka mundësi të ndërtohet qëndrim mbipartiak për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë, Mickoski tha se ai edhe në fjalimin më 23 tetor ka bërë thirrje për “qëndrim mbipartiak për shumë nga çështjet e hapura”.

“Dhashë përgjigje për pjesën e dytë të pyetjes suaj, ndërsa për pjesën e parë të pyetjes suaj – absolutisht unë edhe në fjalimin për 23 Tetorin bëra thirrja për qëndrim mbipartiak për shumë nga çështjet e hapura të cilat sipas neve si Qeveri përfaqësojnë sfida serioze. Kështu që, çdonjëri është i mirëseardhur, dera është e hapur, çdonjëri që i ndan këto frikë, frikë ndoshta është fjalë shumë e rëndë, çdonjëri që është i shqetësuar dera është e hapur mund të na bashkëngjitet”, deklaroi Mickoski.

Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zajkova, në emision në “Samo Vistina” (Vetëm e vërteta) në Kanal 5, porositi “veprimi i shtyrë i ndryshimeve kushtetuese të jetë qëndrimi i vetëm shtetëror mbipartiak”.

Procedura për ndryshimet kushtetuese, sipas Zajkovës, mund të fillojë edhe tani, por do të përfundonte dhe ndryshimet do të hynin në fuqi me nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Qëndrimet e PLD-së janë se në konkluzionet e fundit asgjë nuk na pengon të zbatojmë ndryshimet kushtetuese, pra të fillojmë procedurën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për të arritur në atë fazë përfundimtare për ligjin kushtetues, ku ne vetë parashikojmë se kur do të hyjnë në fuqi. Pika 4 i referohet faktit se Maqedonia duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese, pika 6 është se konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa vendim politik pasi të përfundojmë procesin e ndryshimeve kushtetuese sipas procedurës së brendshme. Kjo lë mundësinë për interpretim më të gjerë, i cili na çon në veprimin e vonuar për të cilin po flasim dhe se këtu, nëse këto janë qëndrimet tona, të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë një qëndrim shtetëror që po, këtu e kemi përfunduar detyrimin tonë, por të njëjtat do të hyjnë në fuqi pasi të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë, të votojnë për”, sqaron Zajkova.

PLD, sipas Zajkovës, propozon që ndryshimet të hyjnë në fuqi pasi të gjitha vendet anëtare, përfshirë edhe Republikën e Bullgarisë si vend anëtar, do ta ratifikonin marrëveshjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

The post Mickoski thotë se koalicioni qeveritar është stabil dhe i fuqishëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .