Nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Bislimoski
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, sonte deklaroi se nuk do të ketë goditje të çmimeve te energjia elektrike, gjegjësisht se çmimi mesatar për amvisëritë nuk do të rritet për më shumë se një për qind, raporton MIA. “Nuk do të ketë goditje çmimesh, gjithçka do të jetë brenda disa ndryshimeve minimale. Ne […]
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, sonte deklaroi se nuk do të ketë goditje të çmimeve te energjia elektrike, gjegjësisht se çmimi mesatar për amvisëritë nuk do të rritet për më shumë se një për qind, raporton MIA.
“Nuk do të ketë goditje çmimesh, gjithçka do të jetë brenda disa ndryshimeve minimale. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë për të shmangur goditjet e çmimeve. Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ne ishte 15 për qind që EVN Home duhej të furnizonte në tregun e lirë të energjisë elektrike, e kemi lënë mënjanë si shpenzim. EVN Home do të sigurojë energji edhe për bursën e Maqedonisë, ku në periudha të caktuara gjatë ditës ka çmime mjaft të favorshme, kështu që 15 për qind që po bënte presion serioz në çmimin e energjisë elektrike, tani nuk do të llogaritet si kosto”, deklaroi Bislimoski.
Ai theksoi se në periudhën e kaluar një numër i madh i konsumatorëve të vegjël shkojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike ku, siç tha ai, ka kushte të favorshme dhe çmimet janë më të ulëta se ato të furnizuesit universal.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 25 qershor në kuadër të mbledhjes së 8-të, unanimisht me 84 vota “për” e miratoi Ligjin për plotësim të Ligjit për energjetikë me çka do të parandalohet rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 1 korrikut të këtij viti për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të cilët janë në tregun e rregullt.
EVN Home ka pranuar oferta nga kompani të ndryshme rreth çmimit të energjisë elektrike, ashtu që për 85 përqindëshin e nevojave është pranuar oferta e Shoqatat Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për 15 përqindëshin tjetër janë refuzuar çmimet, me arsye se janë më të larta sesa çmimi i tregut
- LEXO: Kuvendi i RMV-së miratoi ligjin që do të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike
- LEXO: RMV, u pranua oferta vetëm për 85 përqindëshin e rrymës, për 15 përqindëshin u refuzuan ofertat
- LEXO: Mickoski paraqiti ndryshime në Ligjin për energjetikë që duhet të parandalojnë rritjen e çmimit të rrymës
- LEXO: Bislimoski: Javën e ardhshme do të kemi informata më konkrete për çmimin e rrymës pas 1 korrikut
- LEXO: Nga sot në RMV rrymë më të lirë në bllokun e parë për 5,16 përqind, shtrenjtim minimal në bllokun e tretë dhe të katërt