Milan dhe Roma afër shkëmbimit befasues

Milan dhe Roma po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi që do të përfshinte portierët e tyre të dytë, Pierluigi Gollini dhe Marco Sportiello, raportojnë burime pranë “Sky Sport Italia”. Sportiello, i cili ka qenë zëvendësuesi i Mike Maignan në dy sezonet e fundit te kuqezinjtë, është aktualisht nën kontratë me Milanin deri në vitin […]

Korrik 2, 2025 - 21:30
 0  7
Milan dhe Roma afër shkëmbimit befasues

Milan dhe Roma po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi që do të përfshinte portierët e tyre të dytë, Pierluigi Gollini dhe Marco Sportiello, raportojnë burime pranë “Sky Sport Italia”.

Sportiello, i cili ka qenë zëvendësuesi i Mike Maignan në dy sezonet e fundit te kuqezinjtë, është aktualisht nën kontratë me Milanin deri në vitin 2026. Megjithatë, duket se klubi po konsideron ndryshime në rolin e portierit të dytë për sezonin e ardhshëm,transmeton ORinfo.

Nga ana tjetër, Roma është e hapur për të liruar Gollinin, i cili ka shërbyer si alternativa e parë pas Mile Svilar. 30-vjeçari ka një karrierë të pasur në Serie A dhe jashtë saj, me përvoja te klube si Fiorentina, Atalanta, Napoli, Tottenham dhe Genoa. Ai është nën kontratë me Romën deri në vitin 2027.

Ndonëse ende nuk është bërë e qartë nëse marrëveshja do të përfshijë ndonjë kompensim financiar, burimet e para sugjerojnë se bëhet fjalë për një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes dy klubeve.

Ky ndryshim nuk pritet të ndikojë në portierët titullarë – Maignan te Milan dhe Svilar te Roma – por shihet si një përpjekje për të përmirësuar alternativat në pankinë dhe për të balancuar më mirë skuadrat për sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/