Tifozët e Milanit në fest, Modric jep lajmin e madh
Luka Modric është gati të shkruajë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë me fanellën e Milanit. Mesfushori kroat, fitues i Topit të Artë dhe një prej legjendave të Real Madridit, po mendon të shkurtojë pushimet e tij verore për t’u bashkuar më herët me kuqezinjtë dhe për të nisur përgatitjet për […]


Luka Modric është gati të shkruajë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë me fanellën e Milanit. Mesfushori kroat, fitues i Topit të Artë dhe një prej legjendave të Real Madridit, po mendon të shkurtojë pushimet e tij verore për t’u bashkuar më herët me kuqezinjtë dhe për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Modric mund të mbërrijë në Milano që në fundin e korrikut, gjatë kohës kur skuadra do të jetë në turne në Lindjen e Largët. Ai do të ketë mundësinë të njihet me ambientin e ri në Milanello dhe të prezantohet me stafin dhe strukturat e klubit, përpara se të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës, transmeton ORAinfo.
Kroati po luan aktualisht në Kupën e Botës për Klube me Real Madridin në Shtetet e Bashkuara, dhe pritet të qëndrojë atje deri më 13 korrik, nëse “Los Blancos” arrijnë deri në finale. Megjithatë, përkundër lodhjes nga një sezon intensiv, Modric është i gatshëm të reduktojë pushimet – që zakonisht zgjasin katër javë – në mënyrë që të jetë i përgatitur në kohë për ndeshjen e parë të Serie A, e planifikuar për fundjavën e 23-24 gushtit.
Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai mezi pret të nisë aventurën e tij në Milano, dhe dëshira e tij për të qenë menjëherë pjesë e grupit është një sinjal i qartë i përkushtimit dhe profesionalizmit që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës.
Në të njëjtën periudhë, pritet që në Milanello të mbërrijë edhe sulmuesi meksikan Santiago Gimenez, i cili është aktualisht i angazhuar me përfaqësuesen e tij në Kupën e Artë. /ORAinfo/
