Ministri Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat
Me propozim të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, në mbledhje të Qeverisë sot u shqyrtua dhe miratua informacioni për punësim të specializantëve privat nga sfera e shëndetësisë të nevojshëm për qendrat shëndetësore publike në RMV për vitin 2024. Me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare […]
Me propozim të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, në mbledhje të Qeverisë sot u shqyrtua dhe miratua informacioni për punësim të specializantëve privat nga sfera e shëndetësisë të nevojshëm për qendrat shëndetësore publike në RMV për vitin 2024.
Me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare në lartësi prej 38.000.000,00 denarë për punësim të 300 specializantëve privat.
“Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me analizat për kuadrot deficitare dhe sistematizim të vendeve të punës në institucionet shëndetësore publike të konfirmojë nevojat urgjente për punësim të 300 specializantëve privat deri në fund të vitit 2024”, qendron në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.