Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do të inicojë procedurë në organin kompetent kundër një zëvendësministri të Qeverisë së kaluar, pasi ka firmosur 189 vendime për rishpërndarjen e zyrtarëve në ministrinë që drejtonte. Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska tha se me këtë, ai ka shkelur Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe […]
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do të inicojë procedurë në organin kompetent kundër një zëvendësministri të Qeverisë së kaluar, pasi ka firmosur 189 vendime për rishpërndarjen e zyrtarëve në ministrinë që drejtonte.
Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska tha se me këtë, ai ka shkelur Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe kodin zgjedhor dhe do të kërkojë nga institucionet kompetente që i njëjtë të përgjgijet.
“Pretendimet kanë të bëjnë me zëvendësministrin e një ministrie, me çka janë sjellë gjithsej 189 vendime, prej të cilave 98 vendime kanë të bëjnë me shpërndarjen horizontale të punonjësve në ministri, 68 vendime për avancim që kanë implikime financiare në buxhetin e ministrisë dhe 23 vendime për vendosje që punëtorëve u ulet paga” – tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e Antikorrupsionit.
Ajo më tej shtoi se, sipas Ligjit për parandalim të konfliktit të interesave, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve nuk mund të fillojë procedurë për punësime të reja, procedura për ndërprerje të marrëdhënieve të punës, përpos rasteve urgjente.
“Bazuar në gjendjen faktike për rastin, Antikorrupsioni konstatoi se pretendimet e paraqitura në ankesën e paraqitur ishin të bazuara për faktin se veprimet e ndërmarra nga zëvendësministri në lidhje me vendimet e miratuara për vendosje nuk ishin në përputhje me ndalesat e përcaktuara në Nenin 34 paragrafi 1 paragrafi 3 i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe neni 8 paragrafi 1 paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor, gjegjësisht vendimet për vendosje janë marrë në periudhën kur nuk kishte përfunduar ende zgjedhja e Qeverisë” – tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e Antikorrupsionit.
Ky veprim është në kundërshtim edhe me nenin 3 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, pra paraqet shkelje të parimit të ligjshmërisë sipas të cilit askush nuk mund të përdorë detyrën, autoritetin publik, detyrën zyrtare dhe pozitën të kryejë veprime që sipas ligjit nuk duhet. /tvklan.mk/