Nikollovski takon Janozh Llazar, diskutohet hekurudha, pjesë e korridorit 10

Ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikollovski, ka takuar ministrin hungarez për Ndërtim dhe Investime, Janozh Llazar. Dy ministrat në Ohër diskutuan për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë, pjesë The post Nikollovski takon Janozh Llazar, diskutohet hekurudha, pjesë e korridorit 10 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 27, 2024 - 23:00
 0  5
Nikollovski takon Janozh Llazar, diskutohet hekurudha, pjesë e korridorit 10

Ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikollovski, ka takuar ministrin hungarez për Ndërtim dhe Investime, Janozh Llazar.

Dy ministrat në Ohër diskutuan për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë, pjesë e korridorit 10, që lidh Shkupin me Budapestin, me portin në Greqi dhe me vendet e Evropës Qendrore.

Siç njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së, pas takimit në Ohër, Nikollovski ka theksuar se ky projekt do të sjellë të mira për të gjitha vendet e rajonit dhe do ta përforcojë ekonominë dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Ministri Nikollovski ka theksuar se RMV-ja po kap hapin e fundit për zhvillimin infrastrukturor të rrugëve hekurudhore. Këto paralajmërime vijnë pikërisht pas prononcimeve të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski, se për shkak të parregullsive në procesin e tenderimit dhe për shkak kostos së shtrenjtë, tenderi për ndërtimin e rrugës hekurudhore mes Shkupit dhe Sofjes, pjesë e Korridorit 8 prishet.  

“Një vend i varfër si Maqedonia është dashur të harxhojë 560 milionë euro për 24 kilometra hekurudhë, apo që i vijë diku 24 deri më 25 milionë euro për një kilometër, që sigurisht pajtoheni edhe ju se është projekt shumë i shtrenjtë. Ajo e cila duhet t’i tregohet opinionit se hekurudha që ishte e planifikuar të lidhë Maqedoninë dhe Bullgarinë nuk ka qenë hekurudhë e shpejtë, por e ngadalshme. Kjo hekurudhë bie në kategorinë “B”, që ecën me shpejtësi prej 60 deri më 80 kilometra në orë.”, – deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.

Halili: Hekurudha, e domosdoshme për ekonominë

Por, analisti ekonomik, Arben Halili, thotë se hekurudha është shumë e domosdoshme për ekonominë e vendit dhe pavarësisht ecurive, RMV-ja duhet të vazhdojë në ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore.

“Si realizimi i infrastrukturës hekurudhore që është pjesë e korridorit 8, po ashtu edhe pjesa e realizimit të investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore, paraqet dhe duhet të paraqesë rëndësi parësore në aspektin e prioriteteve ekonomike që i ka shteti. Në këtë drejtim nëpër këmbëzat e ndryshme që tentohen të shfaqen kohëve të fundit nuk i shërbejnë askujt dhe aq më pak për çështje të politikës ditore të keqpërdoren. Pra, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vazhdohet me implementimin ose realizimin e investimeve kapitale në korridorin 8 dhe 10.”, – theksoi profesori universitar, Arben Halili.  

Halili po ashtu theksoi se janë të pakuptimta tentimet për vonesat e caktuara, të cilat po shfaqen në realizimin e projekteve të korridorit 8 dhe 10, sepse, sipas tij, të gjitha qeveritë duhet ta kuptojnë rëndësinë ekonomike që ka realizimi i këtyre dy korridoreve. Sipas tij, Maqedonia është vendi i vetëm ku bëhet kryqëzimi i këtyre dy korridoreve. 

The post Nikollovski takon Janozh Llazar, diskutohet hekurudha, pjesë e korridorit 10 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .