Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria Federale për Evropë dhe Punë të Jashtme e Austrisë zhvilluan konsultime politike

Sot, në Prishtinë, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Kreshnik Ahmeti dhe Drejtores së Përgjithshme, znj. Elisabeth Kornfeind, u mbajtën konsultimet politike në mes dy ministrive. Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet rajonale e botërore. Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në […]

qershor 3, 2024 - 18:01
 0  7
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria Federale për Evropë dhe Punë të Jashtme e Austrisë zhvilluan konsultime politike
ministria-e-puneve-te-jashtme-dhe-diaspores-dhe-ministria-federale-per-evrope-dhe-pune-te-jashtme-e-austrise-zhvilluan-konsultime-politike

ministria-e-puneve-te-jashtme-dhe-diaspores-dhe-ministria-federale-per-evrope-dhe-pune-te-jashtme-e-austrise-zhvilluan-konsultime-politike

Sot, në Prishtinë, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Kreshnik Ahmeti dhe Drejtores së Përgjithshme, znj. Elisabeth Kornfeind, u mbajtën konsultimet politike në mes dy ministrive.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet rajonale e botërore.

Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në proces në fushën e drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes dhe tregtisë. Në këtë rast u diskutua për njohjen e vulës apostile, rritjen e numrit të lejeve të transportit dhe mbi marrëveshjen për sigurimet shoqërore.

Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, u trajtuan proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian. Zëvendësministri Ahmeti, e falënderoi shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Zhvillimet e fundit botërore ishin temë tjetër e diskutimit, ku u bisedua për ndikimin e tyre në rajon e sidomos në fushën e sigurisë. Zëvendësministri Ahmeti shtoi se Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në paqen rajonale dhe botërore.

Në fund të dyja palët theksuan se konsultimet e rregullta politike po shërbejnë në thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve dypalëshe.