Ministrja sqaroi që mbi një mijë asistentë pritet të jenë në shkolla, ndërsa për konkursin i fajësoi shkollat
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë dhe do të kenë asistentë. Tashmë janë siguruar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë pritëm ribalancin e buxhetit për t’i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përfundoi punën e saj, ndërsa shkollat me qendra burimore e shpallin konkursin për angazhimin e tyre, porositi sot ministrja e […]
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë dhe do të kenë asistentë. Tashmë janë siguruar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë pritëm ribalancin e buxhetit për t’i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përfundoi punën e saj, ndërsa shkollat me qendra burimore e shpallin konkursin për angazhimin e tyre, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, raporton MIA.
“Ata duhej të kishin planifikuar se kur ta shpallin konkursin, kur t’i publikojnë konkurset në gazeta, sepse dëgjoj që thonë se MASH duhej t’u tregojë se kur t’i shpallin konkurset. Pse vendosim drejtorë në shkolla nëse nuk i dinë obligimet e tyre bazë”, tha Janevska.
Sot, siç tha, nënshkruhen marrëveshjet me 815 asistentë, ndërsa konkursi për 200 asistentë është në vijim.
“Apeloj te prindërit, te udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit se asnjë fëmijë nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë duhet të pranohen në shkolla. Ka mësimdhënës, ka ekipe gjithëpërfshirëse, ka psikologë, pedagogë, defektologë, diku ka edhe sociologë – ata duhet të përgatiten për t’i pranuar fëmijët. Asistentë do të ketë edhe këtë herë dhe do të jenë në numër edhe më të madh. Vitin e ardhshëm do të ketë numër ende më të madh nëse ka nevojë”, theksoi Janevska.
Ndryshe, nxënësit me nevoja të veçanta në fillim të vitit shkollor mbetën të përjashtuar dhe të harruar. Nuk morën asistentë arsimor të cilët do të jenë mbështetje në shkollat dhe për arsimtarët.
Po ashtu, kujtojmë që në dhjetor të vitit 2024 Qeveria e RMV-së miratoi Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta 2023-2030, me Plan Veprimi të strategjisë nacionale për vitin 2023-2026.
- LEXO: RMV, fëmijët me zhvillim atipik të harruar në fillimin e vitit shkollor
- LEXO: BE: Diskriminimi i personave me aftësi të posaçme, situata me burgjet dhe kushtet e gazetarëve në RMV mbeten shqetësuese
- LEXO: Qeveria miratoi Strategjinë e re Nacionale për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta 2023-2030
- LEXO: Personat me nevoja të veçanta nga Tetova kërkojnë prej shtetit kushte më të mira dhe përfshirje politike
- LEXO: RMV, fëmijët e dhunuar të pambrojtur dhe personat me nevoja të veçanta të diskriminuar, institucionet assesi të veprojnë