Mirlind Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares shqiptare

Sulmuesi Mirlind Daku sot ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Rubin Kazan deri në vitin 2029, duke u bërë futbollisti më i paguar i kombëtares shqiptare. Me marrëveshjen e re, Daku do të ketë një rritje progresive të pagës së tij, e cila pritet të arrijë deri në 3.5 milionë euro neto në […]

Korrik 1, 2025 - 12:30
 0  8
Mirlind Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares shqiptare

Sulmuesi Mirlind Daku sot ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Rubin Kazan deri në vitin 2029, duke u bërë futbollisti më i paguar i kombëtares shqiptare.

Me marrëveshjen e re, Daku do të ketë një rritje progresive të pagës së tij, e cila pritet të arrijë deri në 3.5 milionë euro neto në sezon, raporton ORAinfo.

Ky rinovim vjen pas një sezoni të mirë individual të sulmuesit 26-vjeçar, i cili shihet si një nga shtyllat kryesore të klubit rus për vitet në vijim.

Me këtë kontratë, Daku kalon edhe sulmuesit e tjerë shqiptarë që luajnë në ligat më të forta evropiane për nga paga e përfituar vjetore. /ORAinfo/