Miteva drejtuar BDI-së: Nuk duhet të zbulohet uji i ngrohtë! Ky shtet ka ligje për gjithçka, përfshi edhe për veting

Nga VMRO-DPMNE thonë se as vetë BDI nuk beson në idenë për idenë e tyre për veting të monitoruar nga ndërkombëtarët, përcjell TV21. Deputetja Maria Miteva tha se shteti ynë ka ligje për gjithçka, përfshi edhe për veting. “Kaluan tri ditë, ndërsa BDI ende nuk dëshiron ta dëgjojë përgjigjen që tashmë e kemi dërguar. As […] The post Miteva drejtuar BDI-së: Nuk duhet të zbulohet uji i ngrohtë! Ky shtet ka ligje për gjithçka, përfshi edhe për veting appeared first on InfoShqip.com.

gusht 8, 2024 - 17:00
 0  4
Miteva drejtuar BDI-së: Nuk duhet të zbulohet uji i ngrohtë! Ky shtet ka ligje për gjithçka, përfshi edhe për veting

Nga VMRO-DPMNE thonë se as vetë BDI nuk beson në idenë për idenë e tyre për veting të monitoruar nga ndërkombëtarët, përcjell TV21. Deputetja Maria Miteva tha se shteti ynë ka ligje për gjithçka, përfshi edhe për veting.

“Kaluan tri ditë, ndërsa BDI ende nuk dëshiron ta dëgjojë përgjigjen që tashmë e kemi dërguar. As dikush nuk do t’iu besojë që qëllimet i kanë të sinqerta, as ata vetë nuk besojnë. Ne themi se ky shtet ka ligje për gjithçka. Për veting, për prejardhje të pasurisë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për pastrim të parave dhe tregti me ndikim, dhe për gjithçka që në një shtet demokratik duhet të ketë ligje. Ligjet duhet të respektohen, ndërsa nuk janë respektuar deri tani. Pikërisht BDI dhe LSDM i kanë keqpërdorur jo vetëm për përplasje partiake, por edhe me mashtrime për pasurimin e tyre. Nuk duhet të zbulohet uji i ngrohtë, por të respektohen ligjet, përfshi edhe penalin, që LSDM dhe BDI që të shpëtojnë, deshën, por nuk e ndryshuan plotësisht. Drejtësia po vjen”, tha Maria Miteva, deputete e VMRO-DPMNE-së./tv21.tv

The post Miteva drejtuar BDI-së: Nuk duhet të zbulohet uji i ngrohtë! Ky shtet ka ligje për gjithçka, përfshi edhe për veting appeared first on InfoShqip.com.