“Mos u katandis si gjithë të tjerat me botox” – Françeska Murati i përgjigjet komentuesit

Françeska Murati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka pasur një moment të veçantë këtë të diel në Instagramin e saj, ku ka ndarë disa mendime dhe ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj. Gjatë këtij interaktimi, një ndjekës i ka bërë një kërkesë të veçantë Françeskës, duke i sugjeruar që të ruajë pamjen e […]

shtator 9, 2024 - 16:00
 0  6
“Mos u katandis si gjithë të tjerat me botox” – Françeska Murati i përgjigjet komentuesit

Françeska Murati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka pasur një moment të veçantë këtë të diel në Instagramin e saj, ku ka ndarë disa mendime dhe ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj.

Gjatë këtij interaktimi, një ndjekës i ka bërë një kërkesë të veçantë Françeskës, duke i sugjeruar që të ruajë pamjen e saj natyrale dhe të mos përdorë botox, duke e përshkruar si një ‘trend’ që ka ndryshuar shumë të tjerë.

Komentuesi e inkurajoi Françeskën të mbajë stilin e saj aristokrat, pa e ndryshuar dukjen me ndërhyrje estetike si botox-i, qerpikë falsë, dhe buzë të mëdha.

Foto: Françeska Murati/Instagram

Françeska i ka përgjigjur me një mesazh të qartë dhe të vendosur: “Nëse disa njerëz nuk e pëlqejnë mënyrën si duken, kjo nuk më shqetëson.

Më tutje ajo vazhdoi: “Nuk mund të kënaqësh të gjithë, dhe gjithmonë do të ketë dikë që nuk është i kënaqur me diçka rreth teje. Kjo është fytyra ime dhe kështu kam ardhur në këtë botë; nuk kam ndërmend ta ndryshoj”.