“Motiv i jetës time” vjen nga Alban Skënderaj më 4 dhjetor në Prishtinë

Alban Skënderaj ka njoftuar fansat për një koncert të veçantë që do të mbajë në Kosovë. Spektakli “MOTIV i jetës time” do të mbahet më 4 dhjetor 2025 në Prishtinë. Artisti i njohur për karrierën e gjatë dhe lidhjen e veçantë me publikun kosovar, tregon se Kosova dhe Prishtina kanë qenë burim frymëzimi për të […]

shtator 24, 2025 - 17:00
 0
“Motiv i jetës time” vjen nga Alban Skënderaj më 4 dhjetor në Prishtinë

Alban Skënderaj ka njoftuar fansat për një koncert të veçantë që do të mbajë në Kosovë.

Spektakli “MOTIV i jetës time” do të mbahet më 4 dhjetor 2025 në Prishtinë.

Artisti i njohur për karrierën e gjatë dhe lidhjen e veçantë me publikun kosovar, tregon se Kosova dhe Prishtina kanë qenë burim frymëzimi për të gjatë 22 viteve muzikë.

Dashuria dhe mbështetja e fansave kanë ndikuar në formimin e tij si artist dhe si njeri.

Albani premton një natë të mbushur me muzikë, emocione dhe surpriza të shumta për të gjithë pjesëmarrësit.

Postimi i plotë i Skënderajt (pa ndërhyrje):

“Të dashur miq,

Jam shumë i lumtur që më në fund do të sjell koncertin “MOTIV i jetës time” në Kosovë, Prishtinë, më 4 dhjetor 2025.

Kosova dhe Prishtina më kanë dhënë aq shumë mbështetje dhe dashuri përgjatë këtyre 22 viteve muzikë, duke më frymëzuar e duke qenë një nga faktorët kryesorë që sot jam ky që jam si artist dhe si njeri!

Së bashku me stafin, një produksion të madh si “MOTIV” do të kishim dashur ta shfaqnim në një arenë sa më të madhe, por pas një vlerësimi të të gjitha hapsirave që ofron qyteti i Prishtinës, kuptuam se aktualisht e vetmja sallë që i përshtatet ketij eventi, me kushtet dhe disponibilitetin e saj është Salla “1 Tetori”.

Kështu që… më 4 dhjetor, “MOTIV” do të ndriçojë Prishtinën!

30 instrumentistë, mbi 30 këngë, efekte dhe surpriza pa fund premtojnë një spektakël të mirëfilltë artistik!

Për daljen e biletave e çdo detaj tjetër do t’ju njoftoj në ditët në vazhdim.

Pres me padurim të ndajmë së bashku një natë plot emocione e kujtime”.