Motoçiklistët serbë s’lejohen të futen në Kosovë, Elshani: Së shpejti largojmë edhe njësitet policore nga Jarinja

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka treguar se motoçiklistët e nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë dhe s’janë lejuar të futen në Kosovë. Elshani ka treguar se motoçiklistët janë shpërndarë dhe se nga Jarinja do të largohen edhe përforimcet policore që […]

Korrik 7, 2023 - 23:52
 0  127
Motoçiklistët serbë s’lejohen të futen në Kosovë, Elshani: Së shpejti largojmë edhe njësitet policore nga Jarinja

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka treguar se motoçiklistët e nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë dhe s’janë lejuar të futen në Kosovë.

Elshani ka treguar se motoçiklistët janë shpërndarë dhe se nga Jarinja do të largohen edhe përforimcet policore që ishin dërguar atje.

“Motoçiklistët të cilët kanë ardhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, janë shpërndarë. I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë. Shumë shpejt do të largohen edhe njësitet policore nga aty”, ka thënë Elshani për Express.