MPB e mohon rikthimin e sistemit të vjetër në Bllacë: Kishte vetëm ndërprerje të shkurtër teknike
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj raportimeve se në pikën kufitare të Bllacës është rikthyer sistemi i vjetër i kontrollit kufitar, i njohur si The post MPB e mohon rikthimin e sistemit të vjetër në Bllacë: Kishte vetëm ndërprerje të shkurtër teknike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj raportimeve se në pikën kufitare të Bllacës është rikthyer sistemi i vjetër i kontrollit kufitar, i njohur si “kontroll i dyfishtë”, duke i cilësuar këto informacione si të pavërteta, transmeton TV21.
Sipas njoftimit zyrtar nga MPB-ja, gjatë ditës së sotme është regjistruar një ndërprerje e shkurtër teknike në disa pika kufitare me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, por në asnjë moment nuk është ndërprerë funksionimi i sistemit të integruar “One Stop”.
“Për shkak të problemeve teknike gjatë ditës së sotme, ka pasur ndërprerje të shkurtër të sistemit të kontrollit kufitar në disa kalime kufitare drejt Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, është qasur ndaj evidentimit alternativ, pas çfarë për një kohë të shkurtër gjendja është normalizuar. Por, në asnjë moment nuk është kthyer sistemi i vjetër i kontrollit në kalimet kufitare ku tashmë është vendosur në funksion sistemi ‘One Stop’”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPB-së.
Ministria apelon për kujdes me përhapjen e informacioneve të paverifikuara, duke theksuar se ato mund të shkaktojnë konfuzion tek qytetarët dhe udhëtarët. Flaka
The post MPB e mohon rikthimin e sistemit të vjetër në Bllacë: Kishte vetëm ndërprerje të shkurtër teknike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
