Durmishi: BDI në krizë të thellë, tenton destabilizim
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar ndaj tentativave të BDI-së për të manipuluar opinionin publik përmes anketave të sajuara dhe incidentëve të qëllimshëm, në përpjekje për të The post Durmishi: BDI në krizë të thellë, tenton destabilizim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar ndaj tentativave të BDI-së për të manipuluar opinionin publik përmes anketave të sajuara dhe incidentëve të qëllimshëm, në përpjekje për të mbuluar krizën e thellë politike në të cilën ndodhet.
“Sa herë që BDI-ja dhe i ashtuquajturi Front i Korrupsionit ndodhen në krizë, rikthehen te metodat e vjetra: destabilizime, zjarrvënie, inskenime dhe shpifje mediatike”, shkruan Durmishi, duke përmendur rastin e incidentit me Danella Arsovskën dhe dyshimet për zjarrvënie nga funksionarë të BDI-së.
Ai i cilëson qesharake anketat që BDI publikon herë pas here, të cilat i paraqesin liderët e saj me përkrahje më të madhe se ata të VLEN-it, një përpjekje për të mashtruar qytetarët dhe për të krijuar përshtypje të rreme të epërsisë. “Në realitet, VLEN është bindshëm përpara në shumicën e komunave, në disa raste me raport 3 me 1 ndaj Frontit të Korrupsionit”, thekson ministri Durmishi.
Ai i drejton një sfidë publike Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Nëse anketat e tyre janë reale, le ta publikojnë marrëveshjen për ndarjen e komunave! Por nuk e bëjnë, sepse pikërisht ajo marrëveshje e ka fundosur Selën e Taravarin dhe ua ka prerë çdo shpresë për sukses në zgjedhje”, shkruan Durmishi.
Sipas tij, Ali Ahmeti i ka futur në kurth aleatët e vet, duke i eliminuar një nga një dhe tani duke ua lënë atyre barrën e humbjes së sigurtë që e pret BDI-në në zgjedhjet lokale.
“Sot, Taravari është ulur në nivelin e partisë së Arjanit Hoxhës dhe Skender Rexhepit, ndërsa Sela është eliminuar plotësisht. Me vete kanë vetëm një grusht njerëz të interesit, jo strukturat që pretendojnë”, përfundon reagimin ministri Durmishi.
The post Durmishi: BDI në krizë të thellë, tenton destabilizim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
