Maqedonasja emërohet drejtoreshë në Agjencinë për Zbulim, reagon ish-drejtori shqiptar, Musliu: Siljanovska u dorëzua ndaj presionit partiak

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka emëruar drejtor të ri në Agjencinë për Zbulim, transmeton TV21. Ajo do të jetë Gabriella Jakovlleva. Emërimi i Jakovllevës vjen pasi u shkarkua nga ky post, Eroll Musliu. Për këtë ka reaguar edhe Erolld Musliu. Ai thotë se shkarkimi i tij erdhi pasi presidentja u dorëzua ndaj presionit të partisë. […] The post Maqedonasja emërohet drejtoreshë në Agjencinë për Zbulim, reagon ish-drejtori shqiptar, Musliu: Siljanovska u dorëzua ndaj presionit partiak appeared first on InfoShqip.com.

qershor 28, 2024 - 23:01
 0  11
Maqedonasja emërohet drejtoreshë në Agjencinë për Zbulim, reagon ish-drejtori shqiptar, Musliu: Siljanovska u dorëzua ndaj presionit partiak

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka emëruar drejtor të ri në Agjencinë për Zbulim, transmeton TV21. Ajo do të jetë Gabriella Jakovlleva.

Emërimi i Jakovllevës vjen pasi u shkarkua nga ky post, Eroll Musliu.

Për këtë ka reaguar edhe Erolld Musliu. Ai thotë se shkarkimi i tij erdhi pasi presidentja u dorëzua ndaj presionit të partisë.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën e Siljanovskës për ta shkarkuar nga posti.

Siljanovska ka shkarkuar edhe zëvendës drejtoreshën e Agjencisë për Zbulim, Aleksandra Bakreska Dodovska dhe ka emëruar Ivana Stojanovskën.

Regimi i plotë i Musliut pa ndërhyrje:

“Presioni partiak mbisundoi sistemin merit
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-
Davkova, sot më shkarkoi nga pozita e drejtorit të Agjencisë së zbulimit.
Pa hyrë në logjikën politike dhe autonominë në marrjen e vendimit për
shkarkimin tim, është e qartë se presidentja u dorëzuar ndaj presionit të
partisë.
Sistemi merit dhe justifikimi ligjor për të cilin flet presidentja tërë kohën,
në rastin konkret të shkarkimit tim mungojnë.
Veçanërisht jam i zhgënjyer nga procedura dhe mënyra që zgjodhi
Presidentja gjatë shkarkimit tim, duke mos treguar virtytin për tu takuar
në një takim njoftimi për t’i dhënë asaj një informim mbi natyrën e punës
së Agjencisë, për mjedisin e sigurisë dhe situatën aktuale në rajon.
Detyrën e drejtorit të Agjencisë e kam ushtruar me krenari dhe nder të
veçantë, kam bërë përpjekje mbinjerëzore për të ngritur nivelin e punës
me cilësi të lartë dhe për ta transferuar përvojën dhe diturinë time
profesionale të fituar gjatë karrierës 31-vjeçare.
Nderi është edhe më i madh për vet faktin që jam shqiptari i parë në
historinë e bashkësisë së institucioneve të Sigurisë dhe Inteligjencës në
vendin tonë, të cilit i është besuar detyra e menaxhimit të Agjencisë së
zbulimit.
Poashtu është fakt që gjatë gjithë kohës kam qenë cak i një fushate të
ndyrë dezinformimi që ka arritur përmasat e një linçimi politik dhe ka lënë
pasoja për familjen time.
Sidoqoft kam thyer një tabu në shoqerinë tonë, dëshmova që një
Shqiptar, dhe në të njejtën kohë pa përkatësi partiake mund të arrijë nivel
të lartë, të pranohet dhe respektohet në suaza të kolektivit, si dhe në
nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Potencoj që jam pionier në idenë dhe arritjen e nivelit më të lartë të
përfaqësimit dhe barazisë gjinore edhe në nivel menaxherial, si dhe në
fushën e barazisë etnike, duke u dhënë hapësirë ​​të gjitha komuniteteve
etnike të përfaqësuara në shoqërinë tonë për të qenë pjesë e Agjencisë.
Nën drejtimin tim kemi ngritur nivelin dhe po përmirësojmë kapacitetet
tona teknike në procesin e dixhitalizimit dhe të sigurisë së informacionit
dhe ajo kibernetike.

Kemi të arritura fantastike në aspektin strategjik dhe të punës operative
të zbulimit që i kemi kryer në nivel të interesit kombëtar ashtu të natyrës
bilaterale dhe me aleatët.
Së fundi, një falenderim i madh ndaj gjithë kolektivit të Agjencisë për
mbështetjen e parezervë në periudhën e kaluar vërtet dinamike dhe
sfiduese në kryerjen e detyrave që duheshte të ndërmerren , veçanërisht
gjatë periudhës së pandemisë kovid, reformës së Agjencisë, aktivitet në
lidhje me agresion Rus ndaj Ukrainës, konflikti në Gaza si dhe pasiguria
politike dhe e sigurisë në rajon.
Drejtoreshës së re të AZ i uroj sukses në drejtimin e Agjencisë, kurse
kolegëve ju uroj të jenë të fokusuar në përmbushjen e vizionit dhe
misionit të AZ, të ruajn dhe mbrojnë Maqedoninë e veriut, jo që është e
madhe apo e vogël, por sepse ajo është e JONA!”, ka shkruar ai.

The post Maqedonasja emërohet drejtoreshë në Agjencinë për Zbulim, reagon ish-drejtori shqiptar, Musliu: Siljanovska u dorëzua ndaj presionit partiak appeared first on InfoShqip.com.