Muamet Demiri, emërohet Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup

Muamet Demiri, nga Ohri, është emëruar drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup. Demiri ka udhêhequr disa institucione të rëndësishme në Shkup prej vitesh, si në sektorin publik ashtu edhe nẽ atë privat. “Të nderuar, Nga sot mora detyrën si Drejtor në Qendrën e Shëndetit Publik-Shkup. Shfrytëzoj rastin të falemenderoj Kryetarin e Lëvizjes Demokratike […]

gusht 8, 2024 - 02:30
 0  6
Muamet Demiri, emërohet Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup

Muamet Demiri, nga Ohri, është emëruar drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup. Demiri ka udhêhequr disa institucione të rëndësishme në Shkup prej vitesh, si në sektorin publik ashtu edhe nẽ atë privat.

“Të nderuar,
Nga sot mora detyrën si Drejtor në Qendrën e Shëndetit Publik-Shkup.
Shfrytëzoj rastin të falemenderoj Kryetarin e Lëvizjes Demokratike Z-ri Izet Mexhitin për besimin e dhëne. Poashtu dua të falemenderoj aktivistet e simpatizantët e koalicionit VLEN, pa te cilët rotacioni politik te shqiptaret nuk do te ishte i mundur. Ju siguroj se punën time do t’a kryej me nder e përkushtim maksimal” – shkruan Demiri.

Ai vjen si propozim i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhititi dhe është i diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Tiranës.